Kosova

Kurti: Isha i gatshëm të nënshkruaja, por Serbia nuk pranoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje para mediave pas takimit në Bruksel tha se ishte i gatshëm të nënshkruante planin evropian, por sipas tij, ishte pala serbe ajo që nuk e nënshkroi.

“Nuk e kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk kishte gatishmëri për ta nënshkruar”, tha Kurti, shkruan albinfo.ch.

Sipas tij, në vazhdimësi do të ketë diskutime për planin e zbatimit. Po ashtu Kurti paralajmëroi edhe një takim tjetër të nivelit të lartë në mesin e muajit mars.