Kosova
Kurti i shpreh mirënjohje ASK-së për procesin e suksesshëm të Regjistrimit të Popullsisë
Sot në mëngjes, i pari i qeverisë Albin Kurti, së bashku me Shefin e Stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, dhe Këshilltarin e kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu, mirëpritën ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij takimi Kurti shprehu mirënjohjen e tij për Kastratin dhe ekipin e tij për procesin e suksesshëm të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024. Ai theksoi se përkushtimi dhe puna e profesionale e ASK-së kanë qenë thelbësore në përballimin e sfidave dhe realizimin e këtij projekti me rëndësi kombëtare.
Kryeministri falënderoi veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer, komunikimin e vazhdueshëm dhe të hapur, si dhe koordinimin efektiv që kanë udhëhequr këtë nismë drejt realizimit të saj. Falënderim për bashkëpunim të afërt dhe mbështetje të vazhdueshme shprehu edhe Kastrati në emër të ASK-së.
Të dy shprehën bindjen se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut