Kosova

Kurti përshëndet ndarjen e çmimit “Rexhai Surroi” për shkrimtarin nga Zvicra

Kontributi i mërgatës sonë është shumë i gjerë, përveçse jetik për shtetin e popullin tonë, shprehet Albin Kurti.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, me anë të një postimi në Instagram ka shkruar për fituesin e çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi dhe ka folur pak edhe për kontributin e mërgatës, transmeton albinfo.ch.

“Çmimi “Rexhai Surroi” për letërsi sivjet iu nda shkrimtarit të ri nga Kosova që jeton në Zvicër, Shkumbin I. A. Gashi, për romanin e tij “Nënë, më fol për ëndërrimtarët”, botuar nga Shtëpia Botuese “Pema”. Do ta lexoj me prioritet këtë libër të Shkumbinit që është edhe kandidat për PhD në fushën e psikologjisë. Kontributi i mërgatës sonë është shumë i gjerë përveçse jetik për shtetin e popullin tonë”, ka shkruar ai.

Ky çmim, për vitin që po lëmë pas, 2020, i është ndarë romanit  ‘Nënë, më fol për ëndërrimtarët’, të Shkumbin Gashit, një shkrimtari të ri, i cili prej disa vitesh jeton në Zvicër, shkruan albinfo.ch.