Kosova

Kurti i bashkohet thirrjes për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mbështetur nismën e deputetes Vasfije Krasniqi-Goodman, “Rally For Her Justice”.

Kryeministri Kurti i është bashkuar nismës “RallyForHerJustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.

“Për krimet e saj e të luftës në Kosovë, Bosnj. dhe Kroaci, Serbia duhet të marrë përgjegjësinë dhe të përballet me të kaluarën. Ne qëndrojmë me të gjithë të mbijetuarit e luftës që kërkojnë drejtësinë. Më 28/10 në #NYC të gjithë duhet të paraqiten përkrah Vasfije Krasniqi dhe #RallyForHerJustice”, shkruan Kurti.