Kosova

Kurti: Gjermania na ka borxh, është vendbanim i mijëra mërgimtarëve

Miqësia mes Kosovës e Gjermanisë, sipas Kurtit, është kultivuar nga mërgimtarët që jetojnë atje

Në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ambasada e këtij shteti në Kosovë ka organizuar pritje, ku morën pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti vlerësoi të veçantë miqësinë mes Kosovës dhe Gjermanisë. Kjo miqësi, sipas tij, është kultivuar nga mërgimtarët që jetojnë atje, transmeton albinfo.ch.

“Kemi këtë lidhje që është e fortë, këtë lidhje që, në masë të madhe, bartet nga mërgimtarët tanë që banojnë në Gjermani, të cilët janë po ashtu të angazhuar thellësisht në Kosovë, me zemrat dhe mendjet dhe kursimet e veta. Nëse e kam zili Gjermaninë për diçka (përveç që na kanë sjellë dijetarët dhe kompozitorët më të famshëm), është se ajo është vendbanimi i të gjithë këtyre njerëzve punëtorë. Na keni borxh të madh!”, u shpreh Kurti.