Kosova

Kurti fton diasporën të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës përmes diplomacisë qytetare

Përmes një video-mesazhi kushtuar bashkatdhetarëve, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria që udhëheq ai po zhvillon programe të reja për bashkatdhetarët, përfshirjen e tyre në strukturat shtetërore e lidhjen më të fortë me Kosovën, shkruan albinfo.ch.

“Një ndër nismat më frytdhënëse këto dy vitet e fundit vazhdon të jetë programi për diplomaci qytetare. Përmes tij në Kosovë po vijnë të reja dhe të rinj nga diaspora për të puniar në një periudhë 10 mujore duke sjellë pikëpamje, aftësi dhe ide të reja për institucionet tona”, tha Kurti mes tjerash.

Ndërsa bëri të ditur se thirrja për t’iu bashkuar gjeneratës së 3-të për diplomaci qytetare është e hapur deri më 31 maj.