Kosova
Kurti ekspozon disa prej furnizimeve të fundit me armatim për FSK-në
Kurti dhe Maqedonci vizitojnë depon me furnizimin e fundit me armë
Kryeministri Albin Kurti, në një video të publikuar në Facebook, ka prezantuar disa prej furnizimeve të fundit me armatim për Ushtrinë e Kosovës.
Ai ka njoftuar se të martën në mbrëmje ka vizituar një nga depot e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e ku janë të vendosura furnizimet e fundit me armatim.
“Jam jashtëzakonisht i gëzuar për këto blerje që i keni bërë si Ministri e Mbrojtjes dhe FSK. I falënderoj nga zemra komandantin e ushtrisë sonë, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin Ejup Maqedonci, që për kohë rekord, më pak se 10 muaj kanë arritur që blerjet të realizohen duke u sjellë këtu në Kosovë”, ka thënë ai në video.
Në shkrimin në Facebook, Kurti ka thënë se armatimi modern “është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që jemi duke i bërë për Forcën tonë dhe është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë”.
“Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë”, ka përfunduar Kurti.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025