Kosova
Kurti e Vuçiq në darkë në Berlin, i pranishëm edhe Lajçak
Darka joformale në mes të kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe të ngarkuarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka filluar në orën 19:45.
Darka po mbahet në periferi të Berlinit. Kurti tha se pret që gjatë këtij takimi të kuptojë më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo që është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë, sepse e ka në qendër njohjen reciproke.
Sipas Kurtit, në Europë janë të brengosur që Serbia nuk u rreshtua me Bashkimin Europian, NATO-n e SHBA-në, duke mos i vendosur sanksione Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
“Ne në Ballkan kemi shumë, dallime por na u shtua edhe një i tillë”, tha Kurti për RTK-në.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026