Kosova
Kurti do të takojë mërgatën sot në Interlaken
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën
Sot më datë 1 nëntor, kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti do të takojë shqiptarët e Zvicrës në Interlaken, shkruan Albinfo.ch.
Kurti ditët e fundit ka bërë një vizitë në Zvicër ku ka takuar shumë shqiptarë kosovarë në shumë qytete.
Dje ishte i pranishëm në Cyrih, në konferencën ndërkombëtare “Dita e shkathtësisë së biznesit”, ku mbajti fjalim dhe prezantoj potencialin e investimeve në Kosovë para 150 kompanive ndërkombëtare.
Po ashtu, Kurti udhëtoj edhe në St.Gallen, ku u takua me studentët shqiptarë dhe debatoj për të ardhmen e Kosovës.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Zvicër, ju informojmë se këtë të premte, me datë 1 nëntor 2024, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgatën tonë në Zvicër. Bashkë me të, do të jenë edhe deputeti i parë shqiptarë në parlamentin e Zvicrës z. Islam Aliaj, dhe Bashkë-Presidenti i Partisë Socialdemokrate zvicerane, njëherazi deputet në parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Wermuth.
Adresa dhe ora: Kursaal Interlaken Strandbadstrasse 44, 3800 Interlaken, Pritja 19:30-20:15 dhe Programi 20:15-22:00.
Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim”, shkruhet në postimin e Kurtit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në Düsseldorf Sopranoja shqiptare, Marigona Qerkezi në Deutsche Oper am Rhein...
-
Shkodër: Java Kulturore Austriake
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës