Kosova
Kurti, në stadium për ndeshjen Shqipëri – Kroaci

Mësohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në stadiumin e Hamburgut për ta përcjellë nga afër ndeshjen e “Euro 2024” mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila luhet sot nga ora 15:00, përcjell albinfo.ch.
Në një njoftim nga Kryeministria të mërkurën, është konfirmuar se Kurti do ta ndjekë nga afër Kombëtaren e Shqipërisë.
Sipas njoftimit, ai po qëndron në Hamburg me ftesë të të dërguarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Bashkë me Sarrazinin, Kurti do ta vizitojë portin e Hamburgut “për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në port”.
“Për të vazhduar më pas edhe në stadiumin e Hamburgut, në mbështetje të kombëtares shqiptare sot në përballje me Kroacinë, në kuadër të EURO2024”, thuhet në njoftim.
Kurti është takuar edhe me bashkatdhetarë.
E-Diaspora
-
Uniteti i grave shqiptare në Zvicër reflektim, motivim dhe mbështetje Në panel u diskutua për përvojat e grave që kanë sfiduar barrierat e integrimit, strategjitë për...
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, iftar me përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Policia paralajmëron për mashtrim të ri telefonik Mashtruesit telefonik me sa duket po përdorin një mashtrim të ri që tashmë ka marrë disa...
-
Uniteti i grave shqiptare në Zvicër reflektim, motivim dhe mbështetje
-
Mbi 100 fluturime të anuluara në Zvicër për shkak të grevave në Gjermani
-
Basel përgatit një plan kundër dhunës për Eurovizionin
-
Deputetët: Banorët e Cyrihut duhet të kenë përparësi për strehimin në dispozicion