Kosova
Kurti dhe Rama, në Samitin e Procesit të Berlinit
Nis Samiti i Berlinit
Kyreministri Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e radhës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet sot në kryeqytetin e Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Kurti u fut në sallën ku po mbahet ky samit dhe u duk me disponim të mirë. Përpara hapjes së samitit, kryeministri shkoi dhe u ul pranë homologut të tij shqiptar, Edi Rama.
Me Ramën, si zakonisht, qeshën pak. Kryeministri shqiptar, siç bën rëndom, u kujdes për batutat para nisjes së samitit.
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet që t’i nënshkruajnë tri marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët.
Kurti pritet që sot t’ia shprehë sy më sy Szholzit përshtypjet e tij për propozimin franko-gjerman rreth një marrëveshjeje që synohet të arrihet shpejt në dialogun me Serbinë.
Përshtypjet dhe propozimet e Kosovës rreth kësaj çështjeje, Kosova paraprakisht i ka dërguar me shkrim në adresë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv Shoqata zvicerane e teleferikut dhe turizmi i Zvicrës kanë raportuar një numër më të lartë vizitorësh...
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?
-
Deputeti kërkon që të moshuarit të paguajnë prime më të larta të sigurimit shëndetësor