Kosova

Kurti dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për garantimin e sigurisë në vend

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, takoi komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, pas sulmit terrorist në kanalin kryesor të Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Sipas një njoftimi nga ana e Qeverisë, në takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it në garantimin e sigurisë së infrastrukturës kritike dhe sigurisë në vend.

“Kurti falënderoi KFOR-in për gatishmërinë për të asistuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi i mbrëmshëm dhe tejkalimin e situatës. Palët u pajtuan që të mbesin në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim.