Lajme

Kurti dënon atentatin ndaj Trump-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trumpit.

“U bashkohem liderëve të tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur, dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore.

“Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime”, është shprehur Kurti.