Lajme

Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i Komunës Morbach në Gjermani

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës është takur me Arianit Beqirin, cili ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani dhe sot ka fituar zgjedhjet për kryetar të Komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë, në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat, përcjell albinfo.ch.

“Shqiptari nga Mitrovica, Arianit Besiri, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani. Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të Komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë, e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebok.

“Kur e kuptova që është në Kosovë, nuk kisha se si mos ta takoja e ta mirëprisja në kryeministri, për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetjen dhe bashkëpunimin”, ka thënë Kurti.

https://www.facebook.com/share/1DnLeVinzo/?mibextid=WC7FNe