Shkurt.ch
Kurani shpërndahet edhe në Zvicër
Aksioni është paralajmëruar në Cyrih, Bazel, Aargau, St Gallen dhe Winterthur
Pas aksionit të diskutuar në Gjermani të salafistëve islamikë, shpërndarja falas e ekzemplarëve të Kuranit ka filluar edhe në Zvicër. Aksioni është paralajmëruar në Cyrih, Bazel, Aargau, St Gallen dhe Winterthur.
Iniciatorët e këtij veprimi sipas gazetës të së dielës “NZZ am Sonntag” janë furnizuar me 14 mijë kopje të Kuranit nga kolegët e tyre në Gjermani.
Këshillit Qendror Islamik (ICCS) në Zvicër është distancuar nga një aksion i tillë.”Kurani nuk është fletushkë. Shpërndarja e tillë nuk ka kuptim”, ka thënë një zëdhënës i ICCS-së.
Protagonistët e këtij aksioni në Zvicër thanë për “NZZ am Sonntag” se nuk pretendojnë të sjellin grindje fetare, por vetëm t’u ofrojnë të tjerëve më shumë sqarime për Islamin. Yusuf, F tha të jenë të pavarur duke mohuar ndërlidhjet me grupet islamike në Gjermani.
Në Gjermani, shpërndarja e Kuranit nga Salafistët ishte kritikuar ashpër nga autoritetet.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës