Lajme
Kur pritet të trajtohet nga Kuvendi peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Kuvendi i Kosovës në fillim të sesionit vjeshtor do ta trajtojë nismën legjislative të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë nënshkruar peticione për Projektligjin për Trustin.
Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës e ka konfirmuar se kjo çështje do të trajtohet nga 12 shtatori e tutje.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës ka përmbyllur sesionin pranveror 2022. Referuar nenin 124 të Rregullores së re të Kuvendit, kjo çështje do të trajtohet me fillim të sesionit vjeshtor (12 shtator e tutje)”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit drejtuar Kallxo.com.
Më 15 korrik të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës ishin dorëzuar nënshkrimet e peticionit për nismën legjislative qytetare për Projektligjin për Trustin, i cili do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen e një pjese të parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Këto nënshkrime iu janë nënshtruar verifikimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas kërkesës nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, këto peticione iu janë nënshtruar verifikimit dhe rezulton se mbi 17 mijë nënshkrues të peticionit janë qytetarë me të drejtë vote të Republikës së Kosovës.
Subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë shprehur se do ta përkrahin këtë nismë legjislative, duke përmendur se është domosdoshmëri që qytetarëve t’iu jepet kjo mundësi në këtë krizë ekonomike.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën