Literaturë
Prezantohet libri me poezi “Paradigma e Parajsës”
Prezantohet libri me poezi "Paradigma e Parajsës" të poetit Gjekë Marinaj
Në Zvicër është bërë prezantimi i librit me poezi për dashuri “Paradigma e Parajsës” nga poetit Gjekë Marinaj, i cili enkas kishte ardhur nga Dallasi i SHBA-së.
Prezantimi u bë në Bibliotekën Pestalozzi, në Hardau të Cyrihut, në organizim të Suela Jorgaçit, drejtuese e bibliotekës dhe të poetit Shefqet Dibrani, i cili dhe mbajti një fjalë rasti. Në këtë ngjarje, pos poetëve të shumtë, mori pjesë edhe bashkëshortja e poetit Marinaj, zonja Dusita, si dhe familjarë të poetit me qëndrim në Zvicër.
I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe z. Bujar Salihu, kryetar i SHKSH në Zvicër. Të pranishmit u plotësuan shpirtërisht me deklamimin e disa poezive të autorit, nga aktori Ramadan Morina, si dhe me ecejaket dhe sukseset e tij jetësore në SHBA, dhe jo vetëm.
Përndryshe, botimi i këtij libri me 51 poezi përkon me 30-vjetorin e martesës së poetit Marinaj me Dusitën, shkruan gazetari dhe publicisti Xhevdet Kallaba, përcjell albinfo.ch.
Ishte fascinues stili i shkrimit të poezisë, duke iu përmbajtur të gjitha kodeve të shkrimit poetik.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas reshjeve të borës, shkaktohen kolona e vonesa në transportin publik në disa kantone Reshjet e borës sollën bllokimin e trafikut zviceran gjatë natës deri të dielën, veçanërisht në veri...
-
Cyrih: Për shkak të reshjeve atmosferike u anuluan 43 fluturime
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?