Gruaja
Kur e humba krenarinë nacionale
Ndjej shumë nderë, fortësi, moral dhe dashuri. Nuk ndjej më asgjë tjetër përveç se dashuri të madhe për të kaluarën time. Ajo më bëri sot të jem shpirt i lirë, shpirt pa asnjë imponim vlerash të shpirtërave të vegjël
E rritur në një qytet që në mendjen time ishte metropol sepse njihja vetëm fshatërat përreth dhe qytetet afër. Në një shtet të okupuar. Në një komunitet të shtypur me shekuj. Në një periudhë kur çdo bisedë lidhej me kombin. E rritur me bindjen se nuk ka si ne dhe kjo ishte arsyeja pse ishim të shtypur sepse ne – mendoja unë – ishim diçka të veçantë në këtë botë. Ishim më afër Zotit. E rritur nëpër kisha e xhamia sepse neve nuk na duhej një religjion pasi historia jonë kishte shumë religjione, shumë besime e shumë kultura….!!
E rritur me gra që t’a mbillnin në kokë: „Ruaje diamantin, sepse po u thye njëherë do ngelesh diamant pa vlerë“! E rritur me simpatia, por jo afërsi. E rritur me bindjen që nderi i shtëpis është femra. Ajo duhet të jetë e moralshme, e butë, e mençur, e dashur dhe plot durim. E rritur me fjalën BESË.
Ardhja në Zvicër më bëri të lë det lotësh pas çdo hapi që më largonte nga qyteti e populli që e doja aq shumë. Qytetet e Evropës kishin ngjyrë hiri. Nuk e dija pse nuk shihja asnjë ngjyrë tjetër. Ndoshta isha verbuar nga lotët që derdha në atë rrugë të gjatë. Njerëzit i ndjeja pa jetë, pa ndjenja. Askush nuk kishte kohë sepse çdo sekond nga 86‘400 sekondat e ditës ishin të organizuar, të planifikuar për tërë vitin. Mendoja që erdha në një shtet ku robotët dukeshin si njerëz.
Jeta ime ekzistonte diku në mes dy botërave e Kosova ime digjej flakë. Në atë flakë digjesha edhe unë. Shkruaja poezi e monologje, këndoja dhimbjen, recitoja e moderoja çdo manifestim që mbahej nga njerëzit e mi që i doja aq shumë. Mendoja të kontriboja. Doja të shkoj të luftoj bashkë me ushtarët. Të flijoja vetën për atë që isha dhe ndjeja.
Festuam ditën kur NATO i dha fund terrorit serb si asnjëherë më parë. Shpirti jonë i FUNDIT lindi pas disa vdekjeve për të fundën herë. Sa lehtë që merrej frymë. Qyteti ku jetoja në ato momente kishte marrë ngjyrat që i njihja vetëm në vendin tim. Mu kthyen sytë me ngjyra dhe me ato edhe pamja. Pamja për ti parë të gjitha – të mirat por edhe të këqijat!
Pas lirisë të ëndërruar me shekuj e vuajtjen për lirinë të memorizuar në çdo qelizë të trupit tim, fillova të hap mendjen sepse tani isha e lirë. Fillova të interesohem për kultura e kombe të ndryshme. Shpirti ime filloi të pikturonte botën time me ngjyra që nuk i kisha parë asnjëherë.
Isha ende e burgosur në idealin e femrës shqiptare. Muret e burgut shkatërroja duke ndërtuar mbi të një minare me shkronja të librave që lexoja. Ndërtoja tullë më tullë dhe u bë si minarja e xhamisë së madhe në qytetin ku u rrita. Nga aty kisha një pamje shumë më të mirë. Ai moment kur dija më pak se kurrë më parë dhe ndjeja njëkohësisht dëshirën e madhe të mësoj edhe më shumë që të di edhe më pak.
Prapë në zemër, në shpirt e në mendje ndjeja shqiptarinë. Ndjeja krenarinë. Ndjeja dashurinë që jam çfarë jam.
Të qenurit “single mama” shqiptare më ka vjedhur copëzën e fundit të krenarisë nacionale. Ai moment kur ata që i doja dhe respektoja aq shumë më shihnin si gjysmë femre. Ai moment kur shumë burra të martuar më dëshironin si „affair“, si zbavitje. Ai moment kur nënat shqiptare bëhen luanesha para djemëve të tyre për femrat si unë sepse ne kategorizohemi si „të ndyra“. Ai moment kur kuptova që vlera e kombit tim më përjashton. Ai moment kur e pash kombin tim me sytë e botës dhe trupi erdhë tek minarja dhe u bë NJË me shpirtin që është i liruar nga vlerat primitive.
Ai moment kur zbres nga minarja dhe ndjehem më lartë se kurrë më parë, shikoj mbrapa dhe nuk ndjej më krenari nacionale. E dua gjuhën e nënës, muzikën dhe vallet shqiptare. Ndjej shumë nderë, fortësi, moral dhe dashuri. Nuk ndjej më asgjë tjetër përveç se dashuri të madhe për të kaluarën time. Ajo më bëri sot të jem shpirt i lirë, shpirt pa asnjë imponim vlerash të shpirtrave të vegjël.…!
*edhe kësaj here kur shkruaj, mendoj shumë përjashtime!
Momenti kur e pash kombin tim me sytë e botës
Të qenurit “single mama” shqiptare më ka vjedhur copëzën e fundit të krenarisë nacionale. Ai moment kur ata që i doja dhe respektoja aq shumë më shihnin si gjysmë femre. Ai moment kur shumë burra të martuar më dëshironin si „affair“, si zbavitje. Ai moment kur nënat shqiptare bëhen luanesha para djemëve të tyre për femrat si unë sepse ne kategorizohemi si „të ndyra“. Ai moment kur kuptova që vlera e kombit tim më përjashton. Ai moment kur e pash kombin tim me sytë e botës dhe trupi erdhë tek minarja dhe u bë NJË me shpirtin që është i liruar nga vlerat primitive.
* Ky është një opinion i autores dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?