Lajme

Kur do të jetë e disponueshme vaksina Novavax në Austri?

Vaksinimet kundër Covid-19 me Novavax filluan në fund të shkurtit, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë e Austrisë. Të parat u kryen në Austrinë e Epërme dhe Tirol të dielën, më 27 shkurt, e pastaj në Vjenë më 1 mars. Austria e Poshtme do të fillojë me vaksinat e Novavax më 7 mars.

Aktualisht, më shumë se 31,300 austriakë janë regjistruar për një vaksinim me Novavax. Austria ka porositur 750,000 doza të vaksinës për tremujorin e parë të vitit 2022. Shpresohet se disa njerëz që aktualisht refuzojnë të vaksinohen, mund të binden me vaksinën e re, e cila është një vaksinë e nënnjësive proteinike, duke përdorur teknologji të ndryshme nga vaksinat mRNA dhe vektoriale të miratuara më parë në BE, shkruan thelocal.com, përcjell albinfo.ch.