Kosova
Kur do të hapet kufiri Kosovë-Shqipëri
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka dhënë detaje për hapjen e kufirit Kosovë-Shqipëri
Ambasadori i Shqiprisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi tha në RTK se kufiri me Shqipërinë hapet brenda këtij muaji.
“Kufiri me Shqipërinë hapet brenda këtij muaji, do të thotë brenda shtatë- tetë ditësh. Ne jemi munduar që qytetarët me nevojat e jashtëzakonshme, që kanë të bëjnë në fushën e shëndetësisë nuk i kemi penguar, sepse ka ndodhur një fenomen, meqenëse Maqedonia është e bllokuar komplet, një pjesë e pacientëve që kanë pasur termine për t’i bërë në Maqedoni janë transferuar për t’u bërë në Shqipëri dhe ne i kemi asistuar që të mos ketë raste emergjente, të gjithë kanë kaluar në territorin e Shqipërisë”, tha ai.
Minxhozi vlerësoi të shkëlqyer bashkëpunimin midis institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës për të lejuar transportimin normal të produkteve bazike ndërmjet këtyre vendeve, përcjell albinfo.ch.
“Nga ana tjetër, ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer midis institucioneve të transportit të Shqipërisë dhe Kosovës për të lejuar transportimin normal të produkteve bazike. Rreth 80% e mallrave që hyjnë në Kosovë, hyjnë kryesisht nga porti i Durrësit, i cili ka qenë në efiçiencë të plotë, pa asnjë problem për mallrat e Kosovës. Ditë e fundit janë bërë përpjekje për të lejuar dhe disa mjete që bëjnë trasport mallrash jo të emergjencës së madhe, por gjithsesi ka filluar lejimi i tyre. Që nga java e kaluar qytetarët rezidentë të Shqipërisë, por që janë shtetas të Kosovës kanë mundur të qëndrojnë në hapësirat e tyre në plazh, Tiranë apo kudo, me një përjashtim, i cili nuk është diskriminuar si për ato shtetasit e Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës”.
Minxhozi po ashtu tha se janë ditët e numëruara kur qytetarët do të mund edhe të dalin në plazh, por nuk do të jetë si më parë, sepse tani e tutje duhet t’u pështatemi rregullave ndërkombëtare.
“Por pamje ku njerëz do të jenë të gjithë të grumbulluar në një vend besoj që do të jenë të pamundura, dhe kjo nuk është se këto rregulla i vendos Shqipëria, ato do të jenë rregulla që i vendosin ndërkombtarisht dhe kjo se të flasim për automjete, për autobusë, se sa pasagjerë do të jenë etj. etj. kjo do të jetë si për Shqipëri, si për Kosovë e për kudo, ose, edhe avionët do kenë një qasje të re prandaj do t’i përshtatemi disa rregullave ndërkombëtare. Prandaj, është shumë e vështirë për të përcaktuar tani se sa do të jetë distanca apo diçka e tillë, por plazhi nuk do të jetë si më parë sepse entuziazmi i verës, temperaturat e verës, duhet të jenë pak më të përmbajtura, sepse mund të kthehemi në një përiudhë që asnjëri prej nesh nuk e dëshiron”.
Shqipëria më 28 maj
Shqipëria pritet që ta hapë kufirin me Kosovën më 28 maj. Kështu raportojnë mediat kosovare duke ju referuar burimeve të tyre në Shqipëri, përcjellë albinfo.ch.
Në ndërkohë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Kuvend paralajmëroi se Shqipëria brenda muajit maj do të jetë e hapur tërësisht nga masat e marra për pandeminë.
“Brenda majit, Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”.
Por, kur do ta hapë Kosova kufirin e saj me Shqipërinë?
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti ka thënë për Klan Kosovën se sipas planit aktual hapja e kufijve dhe aeroporteve rivlerësohet në fazën e tretë të hapjes – që fillon më 1 qershor.
Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që hapja e kufijve, në veçanti me Shqipërinë, të ndodhë edhe më herët.
“Ministria e Shëndetësisë me institucionet e tjera janë çdo ditë në përcjellje dhe vlerësim të situatës dhe vendimet i marrin duke u bazuar në rekomandimet nga institucionet përgjegjëse për situatën epidemiologjike dhe rrethanat e tjera”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane