Autotech
Kur do të dalë iPhone më i shpejtë?
Megjithatë, Apple planifikon të përdorë çipin modem Intel 8161 5G në telefonat e 2020
Adhuruesit e iPhone mesa duket mund t’i duhet të presin deri në vitin 2020 për një iPhone më të shpejtë.
Planet e Apple që të përputhet me shpejtësinë 5G e cila do të shfaqet në shumë telefona Android vitin e ardhshëm janë në një rrëmujë dhe hutim total. Megjithatë, Apple planifikon të përdorë çipin modem Intel 8161 5G në telefonat e 2020.
Intel shpreson të krijojë 8161 duke përdorur procesorin e saj 10 nanometër, i cili rrit densitetin e tranzitorit për më shumë shpejtësi dhe efikasitet. Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, Intel do të jetë ofruesi i vetëm i iPhone. Sipas Forbes, Intel ka punuar me një paraardhës të 8161 i quajtur 8060, i cili do të përdoret për testimin e iPhone 5G, transmeton ‘monitor’.
Apple, ka qenë i pakënaqur me Intelin kohët e fundit. Arsyeja pse, lidhet me sfidën e zgjidhjes së çështjeve të shpërndarjes së nxehtësisë të shkaktuar nga modeli çipit 8060. 5G pritet të jetë një nga pikat kryesore të diskutimit për prodhuesit e celularëve gjatë vitit 2019, ndërsa Kongresi Botëror i Telefonave (Mobile World Congress) pritet të paraqesë modelet e para 5G, përcjell albinfo.ch.
Çdo të bëjë Apple për këtë? Tim Cook dhe ekipi i tij kanë punuar për të bërë Intel furnizuesin e vetëm të iPhone në fushat kyçe dhe pritjet janë se kjo marrëdhënie do të vazhdojë. Do të ishte një lëvizje e guximshme për të kaluar tek një furnizues alternativ 5G (siç është MediaTek), kështu që zgjedhja e Apple do të sjellë një ndryshim rrënjësor në zinxhirin e furnizimit, ose do të qëndrojë në të njëjtin nivel duke shpresuar se miti: “Apple prezanton vetëm teknologji të sigurta” të vazhdojë të ngelet edhe përmes modelit të vitit të ardhshëm dhe një tjetër dymbëdhjetë muaj pas tij në fund të vitit 2020 me iPhone X4.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje