Futboll
Kuqezinjtë kundër kampionëve të Evropës
Të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen e shumëpritur ndaj Italisë
Shqipëria kundër Italisë, apo kuqezinjtë kundër kampionëve të Evropës. Një miqësore luksi, por me interesim të jashtëzakonshëm.
Të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen e sotme nga ora 20:45. Një numër i madh i futbollistëve shqiptarë luajnë në Itali, që vjen me yje në Tiranë, ndërsa kampionati italian është ndër më të ndjekurit në Shqipëri.
Kjo ka bërë që interesimi të jetë i madh, shkruan albinfo.ch.
Në kampin kuqezi nuk mungon optimizmi. “Për ne është shumë e rëndësishme, pasi dihen vlerat e kundërshtarit dhe është një test mjaft i mirë për të parë ecurinë e skuadrës. Unë uroj që të bëjmë sërish disa hapa përpara. Më vjen keq që disa lojtarë nuk do të mund t’i kemi, por kemi në dispozicion disa të rinj, që kanë treguar se e meritojnë këtë grumbullim dhe jam i sigurt që do të bëjnë shumë mirë. Përtej rezultati, që nuk është se intereson shumë në sfidën e nesërme, uroj që të bëjmë një paraqitje bindëse dhe shpresoj të kemi në krah edhe episodet”, është shprehur përzgjedhësi Edy Reja.
“Atmosfera është shumë e mirë, kam thënë gjithnjë që kemi mentalitetin ballkanik që mund të na ndëshkoj herë pas herë. Me ekipet në kategorinë tonë apo më poshtë ne lëshojmë diçka, ndërsa me ekipet më të forta nuk gabojmë në këtë drejtim. Por, mendoj se kemi mësuar nga këto gabime dhe në ndeshjet e tjera shpresojmë të ketë një qasje më të mirë sepse kur nuk je i vëmendshëm e pëson”, deklaroi Etrit Berisha.
Ndërkohë, Kosova me shumë futbollistë të ri në grup nga ora 18:00 në Prishtinë ndeshet me Armeninë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














