Futboll
Kuqezinjtë duan këndelljen, në ndeshjen me Suedinë
Ishte vetëm një miqësore, por humbja me Kilin ka lënë shenjë te kombëtarja e Shqipërisë.
Jo vetëm për rezultatin e thellë 3-0, por më shumë për atë që skuadra kuqezi dha në fushën e lojës. Silvinjo, por edhe vetë futbollistët e shprehën qartë zhgënjimin pas ndeshjes së luajtur në Parma, transmeton albinfo.ch.
Kombëtaren kuqezi e pret një tjetër ndeshje, ndaj një kundërshtari po aq të fortë sa Kili.
Në Stokholm kundër Suedisë, Silvinjo dhe të besuarit e tij duhet të tregojnë se ajo që ndodhi në Parma ishte vetëm një aksident, në të kundërt gjërat do të bëheshin të vështira në prag të finaleve të “Euro 2024”.
Skuadrës “kuqezi” i duhet një paraqitje shumë ndryshe dhe mbi të gjitha të fitojë lojën dhe sigurinë e humbur në miqësoren e parë të marsit. Këtë e di mirë tekniku brazilian, që pritet të bëjë rregullimet e tij në formacion, por edhe në kërkesat teknike dhe taktike për lojtarët e tij.
Të gjithë pritet të kenë minuta, por për futbollistët “Kuqezi” ndeshja kundër Suedisë është shansi i fundit për të treguar veten, në mënyrë që të bindin trajnerin përpara se të plotësojë listën e atyre që do të marrë me vete në finalet e “Euro 2024”.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor