Sport
Kuq-bardh apo kuq-zi? Kjo është dilema e shqiptarëve të Zvicrës
Loja, e cila disa nga ne shqiptarët e Zvicrës, për thjeshtësim të punës këtu po i quajmë «Shwippis», qe është duke na hedhur në vorbullën e përçarjes ndërkulturore, ndodhet para nesh.
Tensioni rritet edhe te pjesa tjetër e popullatës. Mediat shtyhen për trajtat e përshkrimit të kësaj përplasjeje si: Zvicra A luan kundër Zvicrës B ose Shqipëria A kundër Shqipërisë B sepse të thuash Shqipëria kundër Kosovës është diçka vërtet e tejkaluar dhe fatlumët me fanellat e Evropianit ka kohë që ndodhen rrugës për në Francë.
Gjatë gjithë kësaj kohe unë çdo ditë ia shtroj vetes këtë pyetje: Cilën fanellë ta vesh më 11 qershor? Atë kuq e bardh apo kuq e zi?
Disa «Shwippis» përgjigjen për skuadrën e tyre të zemrës pa ju dridhur as qerpiku. «Shqipëria, është e qartë kjo punë», thonë ata. Se si mund të merret ky vendim kaq thjesht, nuk është lehtë e shpjegueshme për mua. Apo nuk jemi ne ata që gëzohemi pamasë kur Dani Wyler (komentatori i futbollit) gjatë ndeshjes i përmend emrat si: Shaqiri, Xhaka, Xhemaili, Behrami, Mehmedi ose Tarashaj?
Ne, që na gëzon kaq shumë fakti se janë gjithë këta emra shqiptarë në Nati, ashtu që të gjithë ata na duhet t`i numërojmë në këtë tekst. E të mos flasim pastaj për rastet kur ndonjëri nga heronjtë tanë shënon gol dhe, në ditën pas kësaj në vendin e punës me një ndjenjë krenarie në zërin tonë mund të kumtojmë: «Ishte një Shipi. Dhe, meqë ra fjala, thuhet: Shaqiri» (Schatschiri: deshifrimi i emrit në gjermanisht v.j.) Shaqiri ynë.
Deliri i identifikimit
Nuk ka shpërthyer vetëm te fansat e futbollit zviceran «deliri i identifikimit me lojtarët». Kjo është temë prej kohësh edhe në mesin e secondove shqiptarë. Me cilën skuadër ne mund të identifikohemi më së shumti? Me Nati-n multikulturor zviceran, i cili pasqyron ambientin tonë, vendin në të cilin ne jemi rritur ose me Kombëtaren Shqiptare? Shqipëria, një vend në të cilin kemi qenë disa herë në pushime, kuadri futbollistik i së cilës është i kompletuar me disa legjionarë zviceranë.
Shqiptarët e Kombëtares Zvicerane mund të na ofrojnë diçka që zviceranët në Kombëtaren Shqiptare nuk munden. Lojtarët e Nati-t me prejardhje shqiptare na e japin ndjenjën e përkatësisë. Ata arrijnë ta realizojnë një lidhje me Zvicrën, që bazuar në faktorë dhe zhvillime të ndryshme, jo çdo herë është e lehtë të arrihet. Ndjesia e integrimit dhe dashuria për vendin, përmes futbollit. Si ka mundësi të mos të rrahë zemra për këtë skuadër?
Shqiponja i ka fajet
Megjithatë ne na tërheq një litar magjik në anën e vendit të etërve tanë. Ka mundësi që nuk janë lojtarët, emrat ose mjeshtëria e tyre futbollistike, por thjesht, shqiponja. Lojtarët e skuadrës shqiptare prezantojnë në fanellat e tyre shqiponjën dykrenore, të cilën ne me sa shumë dëshirë e bëjmë me duar në trajtë pantomime; ata këndojnë himnin shqiptar të cilin unë e di përmendësh, pa ma pas mësuar ndonjëherë ndokush, dhe i cili, nga një arsye e pashpjegueshme, që nga tingulli i parë ma ngre zemrën peshë. E gjithë kjo në gjuhën në të cilën secila fjali në veshët e mi tingëllon si një vepër poetike në vete.
Një dashuri e papërshkrueshme, kundër të cilës është vështirë të mbrohesh.
Zemra apo truri?
Disa prej nesh flasin për dy zemra në një gjoks, diçka për çfarë unë nganjëherë e pyes veten se mos bëhet fjalë më shumë për një luftë në mes të zemrës dhe trurit. Sepse, të jemi të sinqertë: shqiponja e ka shtënë në kthetrat e saj zemrën dhe e ka fshehur atë thellë në malet e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ndërsa truri na thërret për arsye, na e kujton se vendi ynë gjendet diku në mes të Piz Chavalatsch dhe Liqenit të Gjenevës dhe na e tërheq vërejtjen se vendit tonë duhet t`i kushtojmë respekt dhe kujdes. Rreshtimi kundër tij do të ishte tradhti e lartë.
Ndërkaq, ai që për shkak të shumë zemrave në gjoks nuk mund të vendos, mund të përballet në mënyrë më pragmatike me çështjen. Për shembull, duke krahasuar se cila fanellë, cila e kuqe ose cila prerje i rri më bukur. Fanellat zvicerane janë të prera aq ngushtë sa që duket sikur janë konceptuar vetëm për trupa të trajnuar mirë të futbollistëve dhe për partneret e tyre modele. Nga ana tjetër, fanellat shqiptare lënë edhe pak hapësirë për `suveniret e dimri`. Por, e kuqja e fanellës zvicerane shkëlqen shumë më bukur. E pra cilën ta zgjedhim?
Dhe kështu, ai që në asnjë mënyrë nuk dëshiron të përcaktohet, mund të mbetet plotësisht brenda manirit zviceran: neutral.
Shkrim i botuar në Watson, në bashkëpunim me Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje