Lajme
Kuponi prej 50 eurosh, i premtuar nga Bashkia e Vjenës, do t’ju vijë me postë
Bashkia e Vjenës do të fillojë gjatë ditëve të ardhshme të ndajë kuponin e premtuar prej 50 eurosh për të gjitha familjet në Vjenë.
Kuponët, me të cilët do të mund të ushqeheni në restorantet më të mira të Vjenës, do të fillojnë të dërgohen në kutitë postare të secilës familje.
Qytetarët e Vjenës mund të dinë se ku dhe në cilat restorante do t’i shpenzojnë kuponët e tyre. Tashmë është krijuar një faqe e posaçme www.wienergastrogutschein.at dhe aty janë të regjistruara të gjitha restorantet, në të cilat ju mund të shkoni dhe të ushqeheni deri në vlerën e 50 eurove, raporton Albinfo Austria.
Vetëm brenda pak orësh. 400 biznese të gastronomisë janë regjistruar në këtë faqe. Kështu ka deklaruar zyra e Këshillit të Qytetit për Financa, Peter Hanke.
Ditët në vazhdim numri i lokaleve të gastronomisë do të rritët në këtë faqe dhe ju do të keni më shumë përzgjedhje për ta shpenzuar atë kupon. Sipas kësaj zyre, 950 mijë kuponë do të dërgohen në kutitë postare të qytetarëve vjenez.
Për familjet që jetojnë më shumë anëtarë do të përfitojnë kuponin prej 50 euro, ndërsa ata që jetojnë vetëm, 25 euro.
Kuponët mund t’i shpenzoni për ushqim dhe pije joalkoolike deri në fund të shtatorit.
Kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig (SPÖ), e ka nisur këtë iniciativën për t’iu dalë në ndihmë sadopak lokaleve të gastronomisë në Vjenë pas krizës me koronavirusit. Për këtë qëllim, ai ka ndarë një buxhet prej 40 milionë eurosh.
Ndryshe, partitë politike kundërshtare e kanë quajtur këtë iniciativë si një fushatë para zgjedhjeve të cilat do të mbahen me 11 tetor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?