Shkurt.ch
Kupola problematike e xhamisë në Shtëpinë e Religjioneve në Bernë
Plani që te hyrja e Shtëpisë së Religjioneve, në pjesën e kulmit që i takon xhamisë, të vendoset një kupolë, ka nxehur gjakrat e politikës
Në sheshin “Europaplatz” të Bernës që ndodhet në një pozitë qendrore të qytetit është ngritur pak vite më parë “Shtëpia e Religjioneve”. Në këtë shtëpi janë të vendosura hapësira për ushtrimin e besimeve të ndryshme, si të krishterizmit, budizmit, hinduizmit, islamizmit etj.
Aty është edhe një xhami, në krye të të cilës është imami shqiptar, Mustafa Memeti.
Plani që te hyrja e Shtëpisë së Religjioneve, nga jashtë, në pjesën e kulmit që i takon xhamisë, të vendoset një kupolë, ka nxehur gjakrat e politikës, shkruan srf.ch. Politikanë të SVP-së shohin në këtë plan anashkalimin e ndalesës për ndërtimin e minareve, ndalesë kjo që ka hyrë në fuqi afër 10 vite më parë.
Politikani lokal i kësaj partie, Henry-Charles Beuchat thotë: “ne këtu nuk po flasim thjesht për një kupolë por për një kupolë me një minare të vogël”, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, sipas tij, ngritja e kësaj kupole është kundërkushtetuese.
Tash për tash në çatinë e shtëpisë duket vetëm profili i kupolës që ka një majë, të cilës, kundërshtarët i referohen si një “mini minare”. Më vonë pritet të ndërtohet e gjithë kupola.
Por, imami Mehmeti e kundërshton qëndrimin e politikanit të përmendur. Sipas tij krahasimi me minarenë i kupolës së planifikuar, është irracional dhe nuk ka të bëjë me realitetin. “Nëse dikush ka problem të bëjë dallimin në mes të një kupole dhe një minareje, kjo është njësoj sikur dikush të mos mund të bëjë dallimin në mes të një bubrreci dhe një elefanti”.
Njësoj kundër ndërtimit të kupolës shprehet edhe deputeti nacional nga SVP, Martin Wobmann, përcjell albinfo.ch. Wobmann është i njohur si bartës i iniciativës kundër ndërtimit të minareve, e cila në vitin 2019 ishte votuar në referendum nga populli i Zvicrës.
Atij i pengon maja në kupolë, e cila, sipas tij duket si një minare e vogël. “Ndërsa minaretë janë të ndaluara, qofshin të mëdha ose të vogla”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra