Futboll

Kupa e Italisë ‘flet’ shqip

Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi janë anëtarë të Lazios, derisa Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti paraqiten për zikaltrit e Atalantës

Lazio dhe Atalanta janë kualifikuar në finale të Kupës së Italisë dhe do të bëjnë çmos që të fitojnë trofeun e çmuar të futbollit italian.

Lazio kishte eliminuar Milanin në gjysmëfinale, derisa Atalanta ishte më e mirë se Fiorentina në dy ndeshjet, përcjell albinfo.ch.

Atalanta u kualifikua në finale pas 23 vjetësh. Do të jetë edhe një derbi shqiptarësh finalja e këtij viti në Kupën e Italisë.

Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi janë anëtarë të Lazios, derisa Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti paraqiten për zikaltrit e Atalantës.

Ky është një rast i rrallë që një finale e Kupës me pesë futbollistë shqiptarë. Strakosha është gjithmonë titullar te Lazio, derisa Gjimshiti është shndërruar në lojtarin kyç të mbrojtjes së Atalantës.

Fituesi i Kupës së Italisë do të luajë edhe në Ligën e Evropës edicionin e ardhshëm.