Sport
Kundërshtojnë fashizmin me futboll
Një ekip futbolli i vogël i sapoformuar, në nivelet më të ulëta të futbollit anglez, ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, pasi zbuluan fanellat e klubit, të inspiruar nga beteja e gjatë kundër nacionalistëve në luftën civile spanjolle.
Fanellat u bënë hit në internet. Klubi i futbollit nga Londra lindore, Clapton CFC, është vetëm disa muaj i vjetër, por ka pranuar më shumë se 5 mijë kërkesa për fanella, me ngjyrat e forcave republikane që luftuan kundër gjeneralit Franco para 80 vjetësh, përcjell albinfo.ch.
“Kurrë nuk kemi pritur kaq shumë vëmendje të njerëzve e medieve”, tha trajneri i klubit, Geoff Ocran, pas lojës së parë të sezonit.
Për më tepër, klubi priste të shiste vetëm rreth 250 fanella, komentoi ai. Fanella me ngjyrë të kuqe të verdhë e vjollcë, është e mbuluar me 3 yje, ndryshe simbol i Brigadës ndërkombëtare që kishte shkuar në Spanjë për të luftuar dhe përmban sloganin “No Pasaran”, slogan ky antifashist, që do të thotë: “Nuk do të kalojnë”.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër