Lajme
Kundërshtari i njohur zviceran i vaksinimit, në gjendje kome nga Covidi
Teoricieni i konspiracionit kishte përhapur pretendimin e rremë se koronavirusi nuk ishte më i keq se gripi. Ai nuk kishte pranuar të vaksinohej
Kundërshtari i njohur zviceran i vaksinimit dhe mbështetësi i teorive të konspiracionit, François de Siebenthal ndodhet në kujdes intensiv për shkak të Covid-it. Këtë e ka raportuar një i afërm për mediat në Zvicrën perëndimore.
Politikani frëngjisht-folës François de Siebenthal mbase nuk është shumë i njohur në Zvicrën gjermanishtfolëse. Por, në atë frankofone, ai është mjaft më i njohur. Me profesion ekonomist, de Siebenthal konsiderohet si “spiritualist” dhe muajt e fundit është paraqitur si një kundërshtar radikal i vaksinimeve dhe kritik i politikës së Qeverisë Federale për koronën.
Siç shkruajnë “24 heures” dhe “RTS”, i përmenduri aktualisht ndodhet në gjendje kome. Familjarët e tij e kanë konfirmuar këtë për programin radiofonik “Mise au Point”, transmeton albinfo.ch. Ai aktualisht ndodhet në terapi intensive dhe është futur në koma në lidhje me një sëmundje Covid 19.
“François është ende në kujdes intensiv në një hapësirë të re të spitalit për Covid, shkruan watson.ch. Ai është në gjendje kome artificiale, por prognozat janë optimiste”, citohet të ketë thënë i afërmi. Raportime të mëtejshme për shëndetin e tij po qarkullojnë edhe në kanalet e telegramit frëngjisht, si në grupin “1291”.
Si kritik i politikës federale, teoricieni i konspiracionit kishte përhapur pretendimin e rremë se koronavirusi nuk ishte më i keq se gripi. Ai gjithashtu ka refuzuar vaksinimin.
Ekonomisti, bankieri dhe shkencëtari kompjuterik ishte konsull i Filipineve në Lozanë. Ai vjen nga një familje e vjetër zvicerane për të cilën ai pretendon se u ka mbijetuar “komploteve” të shumta. Në vitin 2020 ai provoi një “grusht shteti” politik, duke lansuar referendumin e pasuksesshëm kundër aplikacionit zviceran Covid, përcjell albinfo.ch. Po ashtur, vitin e kaluar ai bëri thirrje për një rishikim total të Kushtetutës Federale të Zvicrës për të bërë të mundur shpërndarjen e Asamblesë Federale në mes të pandemisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind