Lajme

Kundërshtarët e Forumit të Davosit sulmojnë Universitetin e St. Gallenit?

Kundërshtarët e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit në mëngjesin e sotëm kishin paralajmëruar një sulm në Universitetin e St. Gallenit. Këtë paralajmërim ata e kanë bërë përmes një emaili të dërguar në redaksinë e gazetës “20 Minuten”.

Të alarmuar nga njoftimi, specialistët për lëndë shpërthyese kanë mënjanuar një objekt të dyshimtë të vendosur në ndërtesën e kompanisë së sigurimeve Helvetia që ndodhet afër universitetit në fjalë.

Policia ka evakuuar punëtorët e kompanisë në fjalë nga ndërtesa. Ndërkohë pritet të sqarohet nëse objekti i gjetur aty përmbante masë eksplozive.

Autoritetet e rendit supozojnë se kryesit e veprës kanë ngatërruar ndërtesën e Helvetias me atë të Universitetit të St. Gallenit.