Shkurt.ch

Kundër kthimit të refugjatëve nga Zvicra në Itali

Organizata që mbron të drejtat e azilkërkuesve në Zvicër “Flüchtlingshilfe” ka kërkuar nga shteti që refugjatët e papranuar të mos kthehen në Itali, siç veprohet aktualisht nga autoritetet zvicerane.

Organizata e arsyeton këtë kërkesë të saj me shkaqe humanitare, sepse në Itali, sipas saj, në Itali ata shumë shpesh detyrohen të flejnë në rrugë, deri sa të regjistrohen. Përveç kësaj në Itali ka mungesë vendesh për strehim të refugjatëve.

Gjendja atje është përkeqësuar këtë vit, thotë Flüchtlingshilfe. Mijëra njerëz pas shpërthimit të trazirave në afrikën e veriut kanë marrë arratinë dhe janë strehuar në itali.