Sporte Luftarake
Kuka: Ditë e madhe për sportin e Kosovës
Xhudistja nga Peja ka triumfuar në garën për medaljen e bronztë në Japoni.
Majlinda Kelmendi ia ka sjellë medaljen e dytë Kosovës nga Kampionati Botëror që po mbahet në Japoni.
Xhudistja nga Peja ka triumfuar në garën për medaljen e bronztë në Japoni.
E pas suksesit të Majlindës, trajneri i saj, Driton Kuka, ka thënë se kjo ditë është e mrekullueshmi për sportin kosovar dhe mbarë popullin shqiptar.
“Ditë e mrekullueshme për sportin e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar kudo që gjendet! Medalja e dytë vjen nga Botërori në Tokio! 8 minuta tempo e çmendur e Majlindes në gjysmëfinale kundër japonezes së dytë që u takua sot nuk mjaftuan që japonezes që krejt kohën i iku luftës të penalizohet për herë të tretë që do sillte fitoren! Majlinda fiton medaljen e tretë në Kampionate Botërore! Krenaria ime po rritet me ju, nxëneësit e mi! Çdo minutë të punës time me ju e paçit hallall tërë jetën!”, ka shkruar Kuka.
Kujtojmë që ditën e djeshme medalje Kosovës i solli edhe Distria Krasniqi, e cila gjithashtu fitoi të bronztën.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik