Lajme
Kujdesi shëndetësor zviceran, ndër më të mirët në botë
Zvicra ka pikë të larta në të dhënat e reja për gjendjen e sistemeve shëndetësore në 38 vende që janë anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Studimi zbuloi se sistemi zviceran i kujdesit shëndetësor mbetet një nga më të mirët nga të gjitha vendet e OECD-së.
Zvicra është mbi mesataren për sa i përket aksesit në kujdesin shëndetësor, me një normë prej 100 për qind, kundrejt 98 për qind në OECD. Shkalla e kënaqësisë është gjithashtu shumë e lartë: 91 për qind në Zvicër, krahasuar me 71 për qind në vendet e tjera, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Raporti numëron 4.4 mjekë dhe 18 infermierë për 1000 banorë në Zvicër, kundrejt mesatares përkatësisht 3.6 dhe 8.8.
Zvicra gjithashtu ka gjithsej 4.6 shtretër spitalorë për 1000 banorë, pak më shumë se mesatarja për vendet e OECD (4.4).
Megjithatë, kujdesi shëndetësor zviceran ka një kosto. Shpenzimet arrijnë në 11.3 për qind të PBB-së, krahasuar me 8.8 për qind mesatarisht në OECD. Për kujdesin afatgjatë, kostot arrijnë në 2.4 për qind të PBB-së, kundrejt 1.5 mesatarisht.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?