Bota

Kujdes: Si kriminelët po vjedhin numrat e pasaportave

Metodat e përdorimit të këtyre pasaportave apo vjedhja e identitetit po bëhet ne një mënyrë tepër të sofistikuar

Vjedhja e më shumë se 5 milionë numrave të pasaportës nga të dhënat e hoteleve të vitit të kaluar vazhdon të shqetësojë konsumatorët se kriminelët po përdorin informacionin e tyre për mashtrime apo edhe udhëtime.

Ndryshe nga të dhënat e kartave të kreditit ose të rrjeteve sociale, ekzistojnë disa mekanizma për të njoftuar konsumatorët se numrat e tyre të pasaportave janë vjedhur dhe mundësisht po përdoren për mashtrime.

Sipas hulumtimeve nga kompania e inteligjencës së sigurisë në internet, Flashpoint, të dhënat e pasaportës shiten në tre formate në “Dark Web”, skanime dixhitale, modelet për krijimin e pasaportës dhe pasaportat fizike aktuale, transmeton Scan.

Këto produkte kanë çmime të ndryshme duke filluar $ 5- $ 65 për skanime, $ 29- $ 89 për shabllonet dhe deri në $ 5,000 për produktin e përfunduar, përcjell albinfo.ch.

Metodat e përdorimit të këtyre pasaportave apo vjedhja e identitetit po bëhet ne një mënyrë tepër të sofistikuar sa është shume e lehtë të kalosh në vende ku nuk i skanojnë barcodet e pasaportave ose mikroçipët.