Lajme

Kujdes nga një tjetër mashtrim në internet që po përhapet në Zvicër

Emailet mashtruese janë bërë shumë të zakonshme në Zvicër, ku shumë prej tyre pretendojnë se vijnë nga subjekte zyrtare.

Përpjekjet e fundit të tilla, të cilat dyshohet se vijnë nga kompania kombëtare hekurudhore SBB, u thonë marrësve që të përditësojnë të dhënat e tyre personale duke klikuar në një lidhje të dhënë; përndryshe, llogaritë e tyre do të bllokohen.

Mesazhi duket legjitim, pasi përfshin logon zyrtare të SBB-së, së bashku me akronimet e saj franceze dhe italiane – përkatësisht CFF dhe FFS, transmeton albinfo.ch.

SBB nxit këdo që ka marrë emaile të tilla t’i injorojë dhe t’i fshijë ato menjëherë, raporton thelocal.

Gjithashtu kujton se vetëm këto adresa i përkasin SBB-së: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], dhe [email protected].