Opinione
Kujdes nga infiltrimi i elementëve radikalistë
Do të ishte plotësisht e pafalshme sikur protestat e opozitës për rrëzimin e qeverisë poltroniste të lejoheshin të shfrytëzoheshin nga elementë të tillë, të cilët do të bënin që qeveria aktuale të konsiderohej vetëm si gjysma e së keqes përballë atyre që sot janë bërë e keqja globale e njerëzimit
Demonstrata e fundit e opozitës ishte fillimisht dinjitoze si për nga pjesëmarrja, ashtu edhe për nga përmbajtja. Marshi i qetë dhe fjalimet e udhëheqësve opozitarë flisnin për atë se protesta do të përfundojë e qetë dhe herën tjetër vetëm sa do të mund të masivizohej. Që të mos jetë kështu u kujdes një grup (paraprakisht) i maskuar, i cili filloi me hedhjen e koktejeve të Molotovit mbi policinë dhe ndërtesën qeveritare. Edhe kjo do të ishte në një masë e kuptueshme po qe se krahas hedhjes së koktejit të mos dëgjoheshin edhe thirrjet „ Allahu akbar!“, që flet qartë për atë se të maskuarit kanë mundur të jenë të infiltruar të organizatave radikale islame.
Siç flet përvoja e vendeve arabe, e sidomos e Sirisë, ku filluan protestat për rrëzimin e regjimeve diktatoriale, elementet radikaliste ishin në fillim aty jo shumë të dukshme, por u mobilizuan shpejt dhe morën epërsinë në terren. Sot në Siri Armata e Lirë Siriane nuk është faktori, por faktori është ISIS.
Do të ishte plotësisht e pafalshme sikur protestat e opozitës për rrëzimin e qeverisë poltroniste të lejoheshin të shfrytëzoheshin nga elementë të tillë, të cilët do të bënin që qeveria aktuale të konsiderohej vetëm si gjysma e së keqes përballë atyre që sot janë bërë e keqja globale e njerëzimit.
Është e mundur që edhe regjimi Mustafa – Thaçi të jetë kujdesur vetë për futjen e elementëve të tillë me qëllim të komprimitimit të karakterit të demonstratës.
Sidoqoftë është jo vetëm detyrë morale, por gjithsesi edhe organizative e organizatorëve të protestave që krahas qëllimit kryesor – largimit të qeverisë, të kenë parasyshe edhe ruajtjen e karakterit të pastër të protestave.
Nëse protestat shkaktojnë kaos dhe kaosi shfrytëzohet për konsolidimin e radikalistëve, atëherë fitorja do të shndërrohet në një fitore të Pirros.
* Pikëpamjet e shfaqura në këtë opinion shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













