Shkurt.ch

Kujdes nga breshkat që kafshojnë!

Këto breshka kanë nofulla aq të fuqishme sa që si në lojë, mund tu këpusin gishtat fëmijëve që do të dëshironin të luajnë me to

Në një kënetë afër Lozanës një kopshtar ka gjetur një breshkë që kafshon!

“Breshkat ninxha” mund të quhen llojet e breshkave që ka gjetur kopshtari zviceran në kënetën e afërme. Ato mbërrijnë gjatësinë deri në një metër dhe mund të peshojnë deri në 16 kilogramë. Por problemi nuk është te madhësia e tyre.

Këto breshka kanë nofulla aq të fuqishme sa që si në lojë, mund tu këpusin gishtat fëmijëve që do të dëshironin të luajnë me to.

Është fjala për breshkat e llojit të atyre nga Teksasi amerikan, të cilat për arsye të panjohura kanë “zbarkuar” në Zvicër. Ajo që dihet është se kush dëshiron të mbajë breshka ose reptilë tjerë, në Zvicër i duhet leje e posaçme nga enti i veterinarisë.

Tri breshkat e këtij tipi, të gjetura deri më tash janë dorëzuar në vivariumin e Lozanës, që ka njërin ndër koleksionet më të mëdha të reptilëve në Evropë.