Integrimi

Kujdes, derivatet e naftës quhen ndryshe jashtë vendit!

Kush është duke shpejtuar rrugës për në vendlindje dhe përdor derivate të gabuara mund ta shkatërrojë motorin e automobilit. Pompat e benzinës në vende të ndyshme kanë emra të ndryshëm për derivatet. Një listë të tillë se si quhet benzina dhe nafta në 32 vende evropiane mund ta lexoni në pdf e mëposhtëm. Në Portugali […]

Kush është duke shpejtuar rrugës për në vendlindje dhe përdor derivate të gabuara mund ta shkatërrojë motorin e automobilit. Pompat e benzinës në vende të ndyshme kanë emra të ndryshëm për derivatet. Një listë të tillë se si quhet benzina dhe nafta në 32 vende evropiane mund ta lexoni në pdf e mëposhtëm.

Në Portugali nafta quhet “Gasóleo”. Në Spanjë, benzina quhet “Gasolina”. Kjo mund t’ju bëjë konfuz dhe mund të gaboni në pompat e benzinës.

Prandaj televizioni SRF ka kërkuar emrat e benzinës së rregullt, premium dhe naftës në 32 vendet evropiane.

Disa këshilla ju që udhëtoni për pushime:

     – Mos prisni  të harxhoni edhe pikën e fundit të karburantit! Pra, duhet të jeni fleksibël dhe të shmangen raste ku mbeteni larg pompës së benzinës.
     – Nëse nuk ka benzinë “Bleifrei 95 “, atëherë mund të përdoret edhe “Super Plus 98”, rekomandon TCS.