Lajme

Kufizohet parkimi në aeroportin e Gjenevës

Nëse do të fluturoni nga aeroporti i dytë më i madh ndërkombëtar i Zvicrës në javët e ardhshme, kini parasysh se parkingjet kryesore së shpejti do t’u nënshtrohen punimeve të ndryshme të mirëmbajtjes, të cilat do të kenë një ndikim të rëndësishëm në disponueshmërinë e hapësirave të parkimit.

Parkimi i makinave P51 do t’u nënshtrohet punimeve, në faza, nga fundi i gushtit për rreth tre muaj, transmeton albinfo.ch.

Hapësira në parkingun P1 do të ketë një kapacitet të kufizuar për pjesën e mbetur të një viti: nga fillimi i shtatorit, puna do të shtrihet me faza dhe me radhë në kate të ndryshme, shkruan thelocal.

Menaxhmenti i aeroportit inkurajon pasagjerët dhe të tjerët të përdorin transportin publik, i disponueshëm nga të dyja anët zvicerane dhe franceze të aeroportit.