Lajme
Zvicër: Gratë “pësuan” më shumë se burrat nga kufizimet e pandemisë

Sipas një studimi të ri, pandemia ka ndikuar negativisht te një numër më i madh i grave në Zvicër se sa te burrat në përgjegjësitë profesionale dhe personale.
Në përgjithësi gratë kanë pasur një pjesë më të madhe të kujdesit për fëmijët dhe për detyrat e shtëpisë sesa burrat gjatë periudhës së bllokimit të vendosur nga qeveria si rezultat i koronavirusit, tha të enjten Zyra Federale për Barazi Gjinore, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Një e treta e të anketuarve thanë se pësuan një rënie të aftësisë së tyre për të punuar për shkak të përgjegjësive shtesë të kujdesit të fëmijëve dhe shkollimit në shtëpi. Gratë profesioniste me arsim të lartë, aktivitetet e të cilave mund të kryheshin online, pësuan rënien më të madhe të produktivitetit të punës. Studimi i kryer nga instituti i kërkimit Sotomo bazohet në katër anketime të njëpasnjëshme të kryera mes 22 marsit dhe 8 qershorit. Mesatarisht, pothuajse 30,000 njerëz morën pjesë në secilin studim.
Si në shumë vende të tjera, gratë në përgjithësi morën ngarkesat shtesë në frontin e shtëpisë. Kriza gjithashtu ka ndikuar në atmosferën e familjeve. Përafërsisht një në pesë njerëz të anketuar raportuan se kishin më shumë tension dhe konflikt në shtëpi krahasuar me kohën para pandemisë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut u thotë “jo” njoftimeve franceze Aeroporti më i ngarkuar i Zvicrës, Cyrihu, do të heqë njoftimet në gjuhën frënge, duke kaluar...
-
Pse zviceranët paguajnë më shtrenjtë për blerjet online
-
CEO i UBS fitoi pothuajse 15 milionë CHF në 2024-ën
-
Cilat do të jenë sfidat për Pfister, i cili do të udhëheq Mbrojtjen
-
Një e treta e kompanive industriale zvicerane po punojnë me kohë të shkurtër