Lajme

Kufiri francez-Gjenevë do të lëvizë, pak

Kufiri midis Gjenevës dhe Francës duhet të rregullohet – por saktësisht se ku ende nuk është përcaktuar.

Janë tri ndryshime në punë – dy përfshijnë lumenj.

Një projekt i ripërtëritjes përgjatë lumit Hermance do të nënkuptojë një ndryshim të vogël, ashtu si një projekt digash në Foron, transmeton albinfo.ch.

Linja e re e tramvajit që shkon në Saint-Julien do të kërkojë që kufiri të lëvizë pak.

Për këtë ekziston një komision – komisioni i përbashkët franko-zviceran për përcaktimin dhe mirëmbajtjen e kufirit kombëtar.

Janë tri drafte të një marrëveshjeje të mundshme.

Meqenëse ndryshimet janë të vogla, Këshilli Federal thjesht mund të nënshkruajë. Ndryshimi i fundit në kufi u finalizua në vitin 2001, në lidhje me postën kufitare në Bardonnex. Por bisedimet kishin vazhduar që nga viti 1950.