Kosova
Ku u shpenzuan paratë e buxhetit të Kosovës gjatë vitit 2019?
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave
Shpenzimet buxhetore për vitin 2019 kanë qenë të planifikuara të janë 2.38 miliardë euro, apo 274 milionë më shumë krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave të prezantuara në “Informator për qytetarë – Buxheti i Republikës së Kosovës 2019”, përcjell Telegrafi, për shpenzimet kapitale janë planifikuar të harxhohen 789 milionë euro, për paga dhe mëditje 620 milionë euro, 600 milionë euro për subvencione dhe transfere, 307 milionë euro për mallra e shërbime dhe 29 milionë euro për shpenzime komunale.
Për shpenzimet në bazë të fushave prioritare, për vitin 2019 në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik përmes infrastrukturës dhe konkurueshmërisë ekonomike janë ndarë 452 milionë euro, për sektorin e arsimit janë 292 milionë euro, 234 milionë euro janë për shëndetësinë dhe 204 milionë euro për funksionet e drejtësisë, mbrojtjes dhe sigurisë publike.

Në vitin 2019, buxheti në nivelin qendror është rritur për mbi 206 milionë euro prej te cilave 23.5 milionë euro janë për rritjen e financimit në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, 57 milionë euro janë për rritjen e kategorisë së mallrave dhe shërbimeve, 70 milionë euro janë për rritjen e kategorisë së subvencioneve dhe transfereve dhe 55 milionë euro janë për rritjen në kategorinë e shpenzimeve kapitale, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, sipas kategorive të shpenzimeve në nivel komunal, 6.3 milionë euro janë për rritjen e financimit në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, 12.4 milionë euro për rritjen e kategorisë së mallrave dhe shërbimeve, 1.5 milionë euro për rritjen e financimit në shpenzime komunale, 3.6 milionë euro janë për rritjen e kategorisë së subvencioneve dhe transfereve dhe 39 milionë euro janë për rritjen në kategorinë e shpenzimeve kapitale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










