Lajme

Ku shkon paraja e sigurimeve shtesë në Zvicër?

Pavarësisht se fitimi është i kufizuar në 10%, disa sigurues, si CSS, mbledhin shumë më tepër para nga primet sesa shpenzojnë për rimbursime.

Në vitin 2023, CSS ka arkëtuar 1.25 miliardë franga dhe ka paguar vetëm 784 milionë për trajtime – një diferencë prej 37%. Kjo diferencë justifikohet me shpenzime administrative dhe rezerva, por mungon transparenca, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, dallimet mes siguruesve janë të mëdha dhe të pashpjeguara, edhe pse rregullohen nga FINMA, e cila nuk jep sqarime të qarta.

Kjo ka ngritur shqetësime për mungesë kontrolli dhe përfitime të tepërta të siguruesve në kurriz të pacientëve.

Pacientët shpesh humbin të drejtën për të zgjedhur mjekun apo klinikën, ndonëse kanë paguar për këtë.