Jeta në Zvicër

Ku mund të gjeni banesa të zbrazëta me qira në Zvicër?

Mbetja e zbrazët e apartamenteve me qira është bërë temë në tregun e pasurive të patundshme në Zvicër

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit numri i apartamenteve boshe është ngritur vazhdimisht. Ky zhvillim do të vazhdojë edhe në vitin 2019. Në këtë përfundim ka ardhur në një studim “Wüest Partner”, përcjell albinfo.ch.

Ndërtimi po vazhdon, edhe pse tashmë ka një normë mesatare të apartamenteve të zbrazëta me qira. Kjo është treguar nga një studim i realizuar në 70 rajonet më të populluara të Zvicrës. Janë vërejtur ndryshimet në mes të tremujorit të dytë të 2016, 2017 dhe 2018-ës.

Vendin e parë e ka zënë Oberaargau. Përkundër një shkalle të apartamenteve të zbrazëta prej 9.9 për qind, janë dhënë leje të reja ndërtimi 94.3 për qind. Kjo do të thotë se gjithnjë e më shumë ndërtesa po ndërtohen, edhe pse shumë prej apartamenteve janë të zbrazëta.

Një situatë e ngjashme është e dukshme në Olten SO. Me një normë të banesave të zbrazëta prej 6.9 për qind, janë ndërtuar ndërtesa të reja prej 64.9 për qind, gjithashtu, është ndërtuar mbi mesataren. Në rajonet Brugg-Zurzach AG, Mendrisio TI ose Erlach-Seeland BE, apartamentet e zbrazëta dhe ndërtimet e reja janë gjithashtu joproporcionale.

Zyra Statistikore Federale deri në qershor 2018 numëronte mbi 72000 apartamente të zbrazëta – niveli më i lartë në tregun e pasurive të Zvicrës në 20 vjetët e fundit. Në fund të vitit 2018 nuk do të ketë kërkesa për rreth 31,000 apartamente në periudhën afatmesme.

Në teori, do të ishte e mundur të plotësohen kërkesat me ndërtesat ekzistuese të reja, thotë Patrick Schnorf nga “Wüest Partner”. Problemi: Ndërtimet po ndodhin në rajone të gabuara, sepse kërkesa më e madhe mbizotëron në qytete.

Në qytete të tilla, si: Zürich, Gjenevë ose Lozanë, si zakonisht, ekziston një kërkesë e tepërt për një apartament me qira.

Në të kundërtën, numri i banesave të vogla e të zbrazëta është i ulët. Nevojat për banim kanë ndryshuar në dhjetë vjetët e fundit dhe ndërtimi i banesave ka ndryshuar gjithashtu: mesatarisht, apartamente të reja janë pothuajse 20 metra katrorë më të vogla se sa ishin atëherë.