Bota
Ku mund të blini shtëpi për 1 dollar
Gjërat më të mira në jetë janë falas dhe po kështu është edhe shtëpia juaj e ardhshme e ëndrrave
Për ata që planifikojnë të zhvendosen diku tjetër dhe të fillojnë jetën e tyre nga e para, disa programe qeveritare do t’ju ofrojnë juve dhe familjes suaj një shtëpi nëse qëndroni në vendin e tyre.
Gjërat më të mira në jetë janë falas dhe po kështu është edhe shtëpia juaj e ardhshme e ëndrrave.
Mënyra kryesore për të blerë një shtëpi është nëpërmjet ankandeve të pasurive të paluajtshme. Shtëpitë që janë në proces përmbarimi sekuestrohen nga banka ose pushteti vendor dhe nxirren në shitje, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Meqenëse shumë shtëpi të tilla ndodhen në zona me një aktivitet të ulët ekonomik, ato shiten në ankand. Kjo do të thotë se nëse një blerës është me fat dhe nuk ka blerës të tjerë që duan të blejnë shtëpinë, ata mund ta blejnë këtë pronë fare mirë për vetëm 1 dollar.
Përveç ankandeve, shumë qeveri ofrojnë shtëpi me ҫmime shumë të lira për të rigjallëruar ekonominë, madje disa u japin familjeve edhe një pagesë mujore. Për të gjetur vende që ofrojnë skema të tilla, kërkoni për qytetet me reduktim të shpejtë të aktivitetit industrial, si dhe zonat me nivele të ulëta të lindjeve.
Bashkohuni me ne sot teksa hedhim një vështrim në 10 destinacionet aktuale të udhëtimit ku mund të merrni një shtëpi për vetëm 1 dollar.
- Qyteti paqësor i Misuri, SHBA
Ju mund të blini shtëpinë tuaj të ëndrrave në St. Louis për 1 dollar, si rrjedhojë e programit të qeverisë për shtëpitë që kushtojnë 1 dollar. St. Louis ka gjithashtu jetën më të mirë të natës në SHBA, me disa klube në qytet që ndodhen jashtë lagjes miqësore.
- Jeta rurale në Ollolai, Itali
Një shtëpi, sipas një raporti të CNN, supozohet se vlen njëqind mijë euro, megjithëse pronarët janë gati ta shesin atë për vetëm një euro, sepse duan ta heqin qafe.
- Qyteti multikulturor, Liverpul, Angli
Shtëpitë prej 1$ në Liverpul, në Zonën Webster Triangle, janë ende në shitje, kështu që tani keni shansin tuaj të zotëroni një pronë në qytetin më të bukur të Mbretërisë së Bashkuar. Që nga viti 2018, mbi 20 shtëpi janë nxjerrë në shitje dhe 12 të tjera janë në plan për të dalë në shitje.
- Qyteti historik i Gary Indiana, SHBA
Ja cila është marrëveshja: të bëheni pronar i një shtëpie në Gary për 1 dollar është shumë e lehtë nëse keni të gjitha dokumentet e duhura, por qeveria pret që ju ta rinovoni shtëpinë brenda një viti, sipas Business Insider. Sfida pranohet. Gary është një qytet shumë i qetë dhe një vend i përsosur për të krijuar një familje.
- Qyteti i qetë i Cammarata, Sicili
Ky qytet në xhevahirin e Evropës, Sicilinë, po ju ofron të qëndroni aty për vetëm 1 euro, sipas një raporti të CNN. Italianët duket se janë njerëzit më bujarë, sepse gjithmonë e më shumë të huaj po i pranojnë këto oferta të mira, ndërsa ata janë të lumtur të heqin dorë nga këto shtëpi.
- Pranë detit, Antikythera, Greqi
Sipas Irish Times, një ishull në Greqi po jep shtëpi falas dhe madje edhe një shumë të caktuar parash (20,000 dollarë). Por, cili është problemi? Ky është një ishull i largët ku aktualisht banojnë shkencëtarë dhe studiues, si dhe rreth 4 familje. Një numër më i madh njerëzish janë duke pritur që të sponsorizohen. Çfarë po prisni? Futuni në radhë.
- Një vend i humbur, fshati Ponga, Spanjë
Vetëm në Spanjë mund të bëhesh pronar i një fshati pa asgjë në këmbim. Fshati ka gjithashtu edhe shtëpi, siҫ është rasti i atij në Asturias, sipas thelocal.es. Qeveria thotë se fshati po vuan nga “shpopullimi” dhe ata duan ta luftojnë këtë duke sjellë banorë të rinj, kështu që ky është shansi juaj për të luajtur pak Sim City në jetën reale.
- Për artdashësit, Roubaix, Francë
Roubaix mund të jetë një nga qytetet më të varfra në Francë, por është gjithashtu një nga më të pasurit për sa i përket trashëgimisë kulturore. Ne akoma nuk mund ta kuptojmë se si mund të quhet i varfër ky qytet (me muzetë e tij, kafenetë e butikut dhe restorantet). Këtu është shumë e lehtë të marrësh në zotërim një shtëpi për 1 dollar, por ka një kusht. Duhet të sillni të gjithë familjen tuaj dhe të jetoni në këtë shtëpi për më shumë se gjashtë vjet, sipas The Local.
- Thjesht e bukur, Çikago, SHBA
Çikago nuk po shet thjesht shtëpi për 1 dollar, por edhe toka të mëdha banimi së bashku me shtëpitë. Këto hapësira janë të përshtatshme për të jetuar, si dhe për të filluar e për të ngritur biznesin tuaj përmes programit të loteve të mëdha, sipas Chicago Tribune. Sot, ka qindra shtëpi që nuk janë në pronësinë e askujt, të cilat janë gati për t’u blerë nga kushdo. Por, kini parasysh se ka një proces të gjatë aplikimi dhe një listë pritjeje, përpara se të mund të merrni këto shtëpi.
- Shtëpia e fundit e ëndrrave, një kështjellë në Itali
Nëse doni të përjetoni përrallën tuaj të preferuar, atëherë Italia është vendi i duhur. Si rrjedhojë e programit të qeverisë për turizmin, shteti është i gatshëm t’i japë kujtdo kështjella falas, por ka një kusht. Ju duhet të jeni në gjendje të sillni sa më shumë vizitorë që të mundeni. Sipas CNBC, ka mbi 100 kështjella në dispozicion. Pasi të keni provuar se jeni i suksesshëm me sjelljen e vizitorëve, pronësia e kështjellës do të transferohet më pas në emrin tuaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje