Fun

Ku jetojnë të pasurit?

Pasuria në rajonin e Azi-Paqësorit ka tejkaluar atë të Amerikës së Veriut për herë të parë vitin e kaluar.

Ky është një rezultat nga ekonomitë më të fuqishme në tregjet e pasurive të patundshme, sipas një raporti nga Cap Gemini, cituar nga Bloomberg.

Asetet e milionerëve në vendet e Azi-Paqësorit janë rritur me gati 10%, në 17.4 trilionë, duke tejkaluar shumën e 16.6 trilionë për Amerikën e Veriut, thotë Cap Gemini.

Mirëqenia e vendeve evropiane, megjithatë u rrit me 4.8%, në 13.6 trilionë dhe ajo e Amerikës Latine dhe Afrikës është në rënie. Pasuria globale u rrit me 4%, në 58.7 trilionë.

Numri i milionerëve në Kinë u rrit me 16%, rritja më e lartë sipas hulumtimit. SHBA, Japonia dhe Gjermania kanë më shumë të pasur dhe numri i milionerëve në SHBA është 4 herë më i madh se në Kinë.

Kompania ka bërë kërkime me mbi 800 kompani. Një person i pasur konsiderohet me asetet e investimeve me të paktën 1 milion dollarë, thotë kompania.