Shkurt.ch

Ku është më së ftohti ?

Në Jakutsk, kryeqyteti i regjionit Jakutija të Rusisë jetojnë më shumë se 300 000 njerëz dhe ky qytet është i njohur zyrtarisht si qyteti më i ftohtë në botë

Temperaturat mesatare në dimër shkojnë deri në -34 gradë celsius. Pavarësisht temperaturave të ulëta, popullsia e Jakutisë është në disponim të mirë.
Si përballen banorët lokalë me temperaturat jashtëzakonisht të ulëta? Përgjigjja është e thjeshtë: “çaj rusi”, siç e quajnë ata atje vodkën.

Jo shumë larg nga Jakutsk-u ndodhet dhe fshati i vogël Ojmakon. Është fjala për fshatin i cili gjendet “në skaj  të botës”.
Temperatura më e ulët e matur para  90 vjetëve në këtë fshat ka qenë – 71.2 gradë celsius.

Nëse doni që makinat tuaja të punojnë duhet të jenë ndezur vazhdimisht. Kjo është arsyeja pse pompat e benzinës punojnë 24 orë në ditë. Punonjësit e tyre kanë orar jo të rregull pune: 2 javë punë dhe 2 javë pushime. Në dhjetor këtu dita zgjat vetëm tre orë ndërsa verës 21 orë. Temperaturat mesatare në dimër shkojnë deri – 50 gradë celsius