Futboll
Ku do të luhet finalja e ‘Euro 2020’?
Polonia do të vendosë një karantinë të detyrueshme shtatëditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Britania, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Delta të coronavirusit.
Rregulli zbatohet edhe nëse individi ka një rezultat negativ të testit para mbërritjes. Detyrimi i karantinës nuk do të zbatohet për ata që kanë marrë dozat e nevojshme të vaksinës.
Ndërkohë, OBSH ka ngritur shqetësime në lidhje me lehtësimin e kufizimeve kundër COVID-19 në qytetin ku zhvillohen ndeshjet e Euro 2020.
Ky shqetësim vjen ndërsa Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se do të lejojë më shumë 60,000 tifozë në Wembley, në Londër, për finalen e turneut.
Në kushtet kur në Britani ka pasur një rritje të të prekurve me variantin Delta, është kërkuar që ndeshja finale të luhet në një tjetër shtet.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbështetur idenë se Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë masat e nevojshme kundër variantit Delta të virusit, që është varianti i cili fillimisht u përhap në Indi.
“Nuk mendoj se do të ishte ide e mirë që të mbushim stadiume atje dhe unë mbështes të gjitha përpjekjet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur masat e nevojshme higjienike. Është në qarkullim varianti i virusit, që do të thotë se udhëtimi do të jetë shumë i kufizuar”, u shpreh Angela Merkel.
Për ata që mund të udhëtojnë, ndoshta duke kërkuar diellin, COVID-19 është thuajse i largët dhe nuk mund të ndalë planifikimin e pushimeve.
Ishulli i Majorka i Spanjës është i hapur për turizmin, por autoritetet lokale po i paraprijnë çdo skenari dhe kanë kthyer një hotel në një vend karantine për t’u kujdesur për këdo që rezulton pozitiv me virusin gjatë qëndrimit të tij në atë vend./Euronews
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?