Integrimi

Kthimi tek rrënjët me letërsi

Katër shkrimtarë erdhën të shtunën si “të kthyerit" në Entlebuch. Ata i ofruan publikut, që ishte në një numër shumë të madh, një mbrëmje letrare të këndshme, me gjithçka që është e mirë në letërsi dhe qe i përkiste Entlebuch-ut

Tradicionalisht mbahen në Escholzmatt lexime letrare vjetore në bibliotekë, me shkrimtarë të famshëm nga skena letrare zvicerane. Por që të katër shkrimtarët të ndodh3n drejtpërdrejt përnjëherë, është ndoshta hera e parë. E plus asaj, qe të katër me rrënjë  nga Entlebuch-i.

Koncepti i mençur – kombinim i mirë

Iniciuesi i projektit Niklaus Lenherr nga Luzern-i me vetëdije të plotë i hyri një rreziku. Por një gjë të tillë e bën dikush qe është i mishëruar me artin dhe kulturën. Dhe ajo iu shpërblye atij. Aty erdhën, nga afër nga larg, të njohur, të afërm, kureshtarë dhe të interesuar për letërsi, dhe madje edhe grupe tifozësh, transmeton albinfo.ch. Koncepti i menduar i aktivitetit ishte: moshat e ndryshme e shkrimtarëve të ftuar, 26 deri në 67 vjeç; lloje të ndryshme të teksteve (poezi, prozë etj.) si dhe me përmbajtje të ndryshme; kishte humor por edhe prekëse, me zë të lart por edhe me zë të ulët, të gëzuara por edhe të ngrysura.

I vogli, që në të vërtetë  është i madh

Beat Portmann ju përshtat mbrëmjes letrare menjëherë me muzikë me kitarë dhe këngët e tij, me “Schrattenfluhsage” dhe me një këngë nga “Perëndimi i Egër i Luzern-it”. Ai ishte sakristan, kamerier, kopshtar – tani ai është një shkrimtar i suksesshëm dhe i talentuar dhe shkruan tekste të këngëve. Nëna e tij është “Äschlismatterin” (nga Escholzmatt-i), por nga gjuha amtare atij nuk i ka mbetur asgjë. Në qytetin e tij ku ai jeton lumi i vogël Emme derdhet në lumin Reuss. Lum me karakter tekanjoz, Emme është quajtur gabimisht i vogël. Nga trilogjia e tij e suksesshme ai lexon nga një pjesë të shkurtër; raportin nga përmbytjet “ngjyrë kafe” në vitin 2005, që i grumbulloi makinat dhe karvanët (shtëpizat e kampingut) në një vend bashkë.

Rrëqethëse

Pas ardhjes se tij në vitin 1983 në Zvicër, Entlebuch-it ja di për nderë edhe Bardhec Berisha. Kur ai me vajzën e tij Blertën lexonin poezitë e tij, të cilat ishin të ndërlidhura me fatin e jetës se tij, të shkruara siç thotë poeti, në atdheun e tij të dytë, të rrëqethej trupi, përcjelll albinfo.ch. Rrëqethja fillonte me poezinë “Përmallimi” shkonte me tutje nëpër poezitë e tjera deri të gërmadhat e “Qyteti X”. Të hidhte në mendime “Në labirintin e të pakuptueshmes (pakapshmes)”. Pastaj ai i shtronte pyetje jetës: “A do të kemi ndonjëherë mirëkuptim?” Ai i lexonte poezitë e veta në melodinë e gjuhës shqipe, kurse vajza e tij Blerta i lexonte poezitë e përkthyera në gjuhën gjermane.

Prej gazmores deri te prekësja

Shumë e gjerë është paleta e Beniaminit, Pablo Haller (Ivan Schnyder). Ishte prekës përshkrimi i gruas demente (çmendur), nga perspektiva e burrit të saj, me refrenin “prapë se prapë ajo është gruaja ime”. Më të hareshme janë vargjet kushtuar vëllait Klaus (Bruder Klaus) i cili në vend te jastëkut kishte gurin. Si dhe poezitë e tija të cilat gjatë leximit të tij rritnin shpejtin gjatë leximit dhe publiku i përshëndete më një duartrokitje provokuese të hareshme.

“Lufta fshatare” dhe “sallami i mëlçisë”

“Me se shumti i Entlebuch-it” në mesin e tyre ishte Dominik Brun. Edhe pse ai shumë herët kishte migruar në Kantonin e Obwalden-it, ai e ka ruajtur dialektin e tij karakteristik të Entlebuch-it. Fokusi i tij është i drejtuar gjithmonë në punën e tij në Entlebuch, qoftë në shfaqjen “Puurechrieg” me “hipokrite Trinisë”, ose me librin tij të parë.”Ulje emergjente në Entlebuch” ai shfaqet si lojtar i fjalëve me aforizma të mprehta. Ai zgjerohet pastaj në poezinë për fëmijë në një histori të pafund me spekulime dhe përparimi të pamëshirshëm.

Kjo ishte një mbrëmje koherente dhe mbresëlënëse, e cila solli gjithçka: të qeshura dhe druajtje rrëqethje, buzëqeshje dhe reflektime. Dhe mbi të gjitha, shumë Entlebuch.

Artikull i përgatitur për gazetën “Entlebucher Anzeiger”

Autor dhe fotot: Urs Wigger

Përktheu për albinfo.ch: Bardhec Berisha