Kosova

Kthehen ‘vajzat e arta’ të Kosovës

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi,Akil Gjakova e Loriana Kuka së bashku me trajnerin e tyre Driton Kuka, u kthyen sonte në Kosovë nga lojërat olimpike ‘Tokio 2020’ nga ku sjellin wdhe 2 medalje të arta, shkruan Albinfo.ch.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në pritje të ekipit të xhudos së Kosovës në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

I pari i vendit do të mbajë një konferencë për media së bashku me ekipin që i solli Kosovës dy medalje të arta.

Driton Kuka së bashku me ekipin e tij, në veçanti Nora Gjakovën e Distria Krasniqin, do të tregojnë emocionet nga medaljet e fituara.

Më pas, ekipi do të niset drejt Prishtinës, derisa një organizim tjetër është gati në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Nga aty, medalistet e arta do t’u drejtohen qytetarëve që janë mbledhur në shesh, por edhe atyre nga shtëpitë që e shikojnë ngjarjen.

Qindra qytetarë dolën në shesh ti prisnin medalistet të cilat Kosovës i dhuruan emocion e lartësim të flamurit, krahas shteteve më të mëdha të botës.